Një kamerë që rrotullohet dhe mbulon gjithë oborrin. IMOU Cruiser 2C 2K është zgjidhje e thjeshtë për shtëpi, biznes ose depo, e kontrolluar nga aplikacioni Imou Life.
Rrotullimi 0–355° dhe animi 0–90° mbulojnë të gjitha këndet pa pasur nevojë për disa kamera. Algoritmi IMOU SENSE dallon njerëzit dhe automjetet, ndërsa dritët dhe sirena aktivizohen kur dikush hyn pa leje. Mbrojtja IP66 e mban të sigurt në shi dhe erë.
Pikat kryesore
-
Rezolucioni: 2K, 2304x1296 (3MP)
-
Rrotullimi: 355° horizontal, 90° vertikal
-
Pamja e natës: IR deri 30m dhe modë me ngjyra
-
Siguria: zbulim i njerëzve/automjeteve, dritë + sirenë
-
Ruajtja: microSD deri 256GB, cloud ose NVR
Porositeni sot përmes Messenger, WhatsApp ose xitoshop.com!
Garancia: 12 muaj. Për garanci, produkti sillet në dyqanin tonë në Gjilan.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Pagesa në dorëzim.