Transporti
Ku dërgojmë: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.
Afatet e dorëzimit – Kosovë
- Porositë e bëra nga e hëna deri të premten deri në ora 17:00 dorëzohen zakonisht ditën e ardhshme të punës.
- Porositë e bëra pas orës 17:00, ose gjatë fundjavës, dërgohen ditën e ardhshme të punës.
- Porositë e bëra të premten pas orës 17:00, të shtunën ose të dielën dorëzohen në postë të hënën dhe arrijnë zakonisht të martën.
Afatet e dorëzimit – Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut Zakonisht 2–4 ditë pune.
Kosto e dërgesës
- Kosovë, porosi deri në €60: €2.50
- Kosovë, porosi mbi €60: FALAS
- Shqipëri / Maqedoni – aksesorë dhe produkte të vogla: €5
- Shqipëri / Maqedoni – monitor: €20
- Shqipëri / Maqedoni – PC / laptop / karrikë: €25
- Shqipëri / Maqedoni – paketë PC + monitor: €50
Kosto e saktë shfaqet në arkë para se ta konfirmoni porosinë.
Marrja në lokal: FALAS
Porosinë mund ta merrni falas në lokalin tonë: Enver Miftari Nr.138, Gjilan. Orari: e hënë–e premte 09:00–20:00, e shtunë 10:00–19:00.
Dërgesat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut – klientë privatë
Çmimet në faqe janë në Euro dhe përfshijnë TVSH-në e Kosovës. Porosia Ju dërgohet deri në adresë përmes shërbimit tonë postar. Nëse në vendin e destinacionit aplikohen detyrime doganore, tatime importi ose tarifa të tjera, ato janë në ngarkim të klientit.
Blerje për kompani (import / shumicë)
Kompanitë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut ose vende të tjera që dëshirojnë të blejnë si import, pa TVSH të Kosovës, na kontaktojnë drejtpërdrejt në info@xitocomputers.com ose +383 49 139 658. Për këto porosi lëshojmë faturë pro-forma. Malli dërgohet përmes shpedicionit me dokumentet përkatëse të eksportit. Zhdoganimi, TVSH-ja dhe detyrimet në vendin e destinacionit kryhen dhe paguhen nga blerësi. Këto porosi nuk kryhen përmes arkës online.
Pagesa në dorëzim
Te korrieri mund të paguani me para në dorë. Ju lutemi kontrolloni pakon para se ta pranoni. Nëse pakoja është e dëmtuar, mos e pranoni dhe na njoftoni menjëherë.