BLERJE E SIGURT

Në dyqanin tonë online, siguria e konsumatorit dhe të dhënat e tij janë  vlera të rëndësishme.

Ne përdorim burime të përshtatshme teknologjike dhe organizative për të mbrojtur transferimin dhe ruajtjen e të dhënave personale dhe pagesat tuaja.

Ne angazhohemi për mbrojtjen e përhershme të të gjitha të dhënave personale të përdoruesit. Informacioni juaj personal do të përdoret ekskluzivisht me qëllim të përmbushjes së porosisë, dërgimit të materialeve informative, ofertave, llogarive dhe komunikimit të nevojshëm.

Pa pëlqimin tuaj, ne nuk do të transferojmë, shesim ose shkëmbejmë informacionin tuaj personal me asnjë institucion tjetër, biznes, person fizik ose nuk do t'ua dorëzojmë personave të paautorizuar. Për të mbrojtur të dhënat personale, përdoruesi është gjithashtu përgjegjës për sigurimin e sigurisë së emrit të përdoruesit dhe të fjalëkalimit.

GARANCIONI

- “XITO COMPUTERS” SH.P.K NUK KA PËR OBLIGIM TA SIGUROJ TRANSPORTIN.

- BLERESI ËSHTË I OBLIGUAR VET APO ME TRANSPORT (POST) TA SJELL NE SERVISIM PRODUKTIN I CILI ËSHTË MBRENDA GARANCIONIT.

- KOSTOT E TRANSPORTIT DHE TAKSA TE TJERA I BARTË VETË BLERËSI.

XITO COMPUTERS SHPK garanton që paisja në afatin garantues do të funksionojë normalisht nëse atë e përdorni sipas udhëzimeve që ipen me paisje, të cilat i përcakton prodhuesi. Garancioni dhe afati garantues fillojnë me ditën e blerjes së paisjes, që dëshmohet me fletëgarancionin e vërtetuar.

XITO COMPUTERS SHPK obligohet që në kërkesën Tuaj, e cila është bërë në afatin garantues, në servisin e vet ose servise tjera të evitojë të metat e paisjes, të cilat janë lajmëruar gjatë përdorimit normal në kohën e afatit garantues, ne obligohemi qe ta riparojme ne afatin kohore sa me te shkurte, a me se largu brenda 45 diteve, nga pranimi i paisjen ne servis.

GARANCIONI nuk vlen për këto raste:

- nëse blerësi nuk i përmbahet udhëzimeve dhe preferimeve për përdorimin e paisjes.

- nëse blerësi e përdorë paisjen në mënyrë joprofesionale dhe me pakujdesi.

- nëse paisja është servisuar nga ndonjë person i paautorizuar ose i është dëmtuar shenja kontrolluese.

- nese humbin apo demtohen shenimet si qe jan: (Foto,Dokumenta te ndryshme, Programe Etj..).

- nese ka probleme Software (nese paisja ka probleme te ndryshme nga Viruset )etj..

- Nese bleresi nuk i permbahet udhezimeve per perdorimin e paisjes. Nese paisja eshte hapur dhe servisuar nga persona te paautorizuar. Nese prishjet ne paisje kane ardhe si rezultat i goditjes se rufese, tensionit jo stabil te rrymes, ujit, zjarrit etj. Ne qofte se ka ardhe te demtimi fizik i paisjes. Ne qofte se demi ka ardhe si rezultat i perdorimit jo adekuat. Nese demi ka ardhe si gabim i sistemit ku paisja eshte kyqur. Paisjet percjellese ( mbushesi, ndegjueset, USB kablot) nuk bejne pjese ne garancion.

- Gjithashtu gjat Garancionit Kompania per qfaredo arsye nuk mban pergjegjesi dhe nuk ka obligim ti ruaj apo ti kthej shenimet ndaj klientin ne rast se klientit i demtohen (hupin) shenimet si qe jan: (data te ndryshme shenime, Foto, Dokumenta te ndryshme, Programet te ndryshme Etj..).

- Në garancion nuk përfshihen prishjet që shkaktohen: gjatë transportit të paisjes, montimit dhe mirëmbajtjes joprofesionale, përdorimit të materialit shpenzues joadekuat, dëmtimet mekanike me fajin e e shfytëzuesit (si: ndikimi i lagështisë, ujit, zjarrit, diellit, tensionit jostabil dhe dukurive tjera të ngjajshme).

- Në garancion nuk përfshihen pjesët shpenzuese si: kokat dhe ribonët e printerëve matricorë, cilindrat, nxehëset dhe tonerët e printerëve laserik, cartridge’at (ngjyrat), kokat e inkjet printerëve, cartridge’at (ngjyrat), UPS-ave, adapterëve, dhe baterive te llaptopave , ups-ve, te telefonave etj.

- NE GARANCION NUK PERFSHIHET NESE SERVISI I AUTORIZUAR I FURNITORIT KA KONSTATUAR SE PAISJET TEKNOLOGJIKE SI (VGA, CPU, SSD, RAM, POWER SUPLAY, MATHERBOARD, SWICH, RUTERA, KABLLO, FTOFSA TE NDRYSHME, LAN KARTELA TE PAISJES , USB PORTA E SHUM PAISJE TE TJERA TEKNOLOGJIKE QE PERDOREN PER MINING), JANE PERDORUT PER MINING (PER KRIPTOVALUTA TE NDRYSHME), GARANCIONI HUMBET DHE NUK PERFSHIHET NE PAISJET E CEKURA ME LART TE TITULLI (PERSHKRIMI).

BLERËSI ËSHTË I OBLIGUAR që gjatë pranimit të mallit të reklamojë mangësitë dhe dëmtimin fizik eventual të mallit që e pranon ngase reklamimet e mëvonshme nuk pranohen. Për reklamim deri në afatin 24or blerësi obligohet që ta sjellë ambalazhin origjinal të kompletuar si dhe pjesët tjera përcjellëse. Pa ambalazh komplet reklamimi merret si i pabazë. Në rastin e reklamimit kur pjesët tjera përcjellëse janë të pakompletuara, duhet të bëhet kompenzimi i tyre.

Follow us on Facebook